Ortekët e dëborës izolojnë Thethin, rruga bllokohet gjatë natës

Autoritetet kanë njoftuar se segmenti rrugor “Bogë-Qafë Thore-Theth” do të mbahet i bllokuar gjatë natës, për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës.

Sipas autoriteteve bllokimi i saj do të bëhet për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve.

Kalimi i mjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe gjithmonë në shoqërim të mjeteve borëpastruese dhe shërbimeve policore.

Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të respektojnë ndalesën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment rrugor, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.