Moti i keq/ Si të udhëtojmë të sigurt në rrugë
Policia e Shtetit apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, për shkak të motit të keq me reshje shiu, breshëri dhe dëborë.
Në veçanti:
Në zonat malore, drejtuesit të kenë me vete mjetet anti-rrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.
Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e tyre në kohë, sidomos në zonat me prezencë të breshërit dhe dëborës.
Udhëzime për drejtuesit e mjeteve:Moderoni shpejtësinë
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit
Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit
Respektoni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo emergjencë telefononi 112
#SiguriaRrugore #KujdesNëRrugë #RespektoRregullateqarkullimitrrugor
