Përmbytje katastrofike në Miliskajë, Thumanë/ Uji arrin 1.5 metra, dëme të mëdha për banorët

Fshati Miliskajë, në Thumanë bashkia Krujë është i tëri i përmbytur në ujë. Aulon Kalaja, ish kandidati i PD-së për qarkun Durrës postoi një video reportazh të situatës me të cilën po jetojnë banorët të braktisur nga shteti.

Uji në disa zona, të cilat kanë qenë toka bujqësore uji ka arritur në 1.5 metra. Ndërsa shumë banesa janë nën ujë.

Në disa banesa uji është tërhequr dhe banorët po përballen me dëmet e pallogaritshme të cilat  u janë shkaktuar.

Qindra ha tokë bujqësore janë nën ujë. Në një stallë shumë bagëti kanë ngordhur ndërsa pronarët po përballen me dëmet e mëdha që janë shkaktuar ndërsa vështirësitë vijojnë  pasi stalla është e rrethuar nga uji