Përmbytje dhe ngrica në rrugë/ Koja: Situata po bëhet gjithmonë e më dramatike

Në një lidhje direkte me studion e Ora News, ekspertja urbanistike Entela Koja foli mbi situatën e rënduar të reshjeve, veçanërisht në qytetin e Durrësit. Ajo theksoi se përmbytjet këtë herë kanë marrë përmasa alarmante dhe se situata po përsëritet gjithnjë e më shpesh.

“Situata jo vetëm që është e përsëritur, por po bëhet gjithmonë e më dramatike. Përmbytja në Durrës i ka kaluar të gjitha rastet e mëparshme. I gjithë qyteti ishte nën ujë, jo vetëm zona e Kënetës, por edhe qendra e qytetit,” u shpreh Koja.

Sipas saj, problematikat lidhen ngushtë me planifikimin urban dhe mungesën e infrastrukturës së përshtatshme për përballimin e reshjeve intensive, duke e bërë qytetin të pambrojtur ndaj fenomeneve të tilla.

 

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: