Gjirokastër/ Del përroi nga shtrati në Kordhocë, izolohen 25 familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 13:30
Rreth 25 familje në Kordhocë të Gjirokastrës janë izoluar pasi përroi i Bezos ka dalë nga shtrati, duke shkatërruar rrugën që lidh zonën me pjesën tjetër të fshatit.
Përroi ka shembur dy prita mbrojtëse dhe ka çarë aksin kryesor të lagjes, duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Izolimi i papritur ka lënë familjet të mbyllura brenda, pa mundësi për të lëvizur drejt Gjirokastrës.
Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se një kabinë elektrike pranë rrjedhës së përroit rrezikon të përfshihet nga uji, çka mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë në lagje.
Ndërkohë, ujërat kanë vërshuar edhe në një segment të aksit nacional Gjirokastër–Kakavijë, duke sjellë probleme për qarkullimin e mjeteve.
