VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (10 janar 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe do të kenë mot relativisht të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Europa Lindore dhe pjesë të Evropës Qendrore do të përfshihen nga reshje dëbore, ndërsa Evropa Juglindore dominohet nga vranësira, reshje shiu e dëbore.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendin e përfshijnë kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë gjithë 24 orëshit.

Ultësira Perëndimore do të ketë reshje shiu, dhe rrebeshe, më të theksuara në Veriperëndim dhe zonat qendrore. Natën vonë, rikthehen reshjet e dëborës fillimisht në Verilindje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 13°C. Era fryn nga Veriperëndimi, me shpejtësi mbi 75 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 6 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Evropa Lindore vijon me dëborë të dendur, ndërsa Evropa Qendrore dhe Britania e Madhe do të kenë alternime reshjesh. Evropa Veriore mbetet më e qëndrueshme, ndërsa Evropa Jugperëndimore me vranësira kalimtare.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira reshje shiu e dëbore, ku dëbora zbret pranë zonave të ulëta.

Gjatë pasdites pritet përmirësim i motit, por me rënie të ndjeshme të temperaturave nga -6°C deri në 9°C. Era fryn nga Veriperëndimi, me shpejtësi mbi 75 km/h, duke krijuar dallgëzim 4–5 ballë në det.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.