Situata pritet të përkeqësohet/ Sika: Autoritetet kanë nisur evakuimet

Në një lidhje online për Ora News, gazetari Ermal Sika raportoi se situata pranë lumit Vjosa është kritike dhe po kërcënon zonat e Vlorës dhe Fierit.

“Emergjencat civile në bashkëpunim me policinë janë stacionuar në terren, ndërsa gomonet dhe mjetet e tjera emergjente janë gati për ndërhyrje” theksoi ai.

Ka nisur puna për evakuimin e familjeve në zonat më të rrezikuara, dhe situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme. Banorët këshillohen të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e tyre.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: