Dëmtime, dh*në dhe vjedhje në Berat/ Autorët nën hetim

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton për një sërë veprimesh dhe procedimesh penale gjatë ditëve të fundit.

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 44 vjeç, nga Roskoveci, Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga ana tjetër, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasin E. Z., 58 vjeç, nga Ullinjas, i cili dyshohet se ka goditur me send të fortë vëllanë e tij për motive të dobëta.

Prokuroria ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Xh. K., 64 vjeç, dhe E. K., 22 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kanosur një person me një sëpatë lidhur me një mosmarrëveshje për dëmin e një automjeti të marrë me qira.

Gjithashtu, S. K., 25 vjeç, banues në Berat, do të përballet me procedim penal për dëmtim të ambientit të Komisariatit, gjatë kohës që ishte i shoqëruar për dyshime vjedhjeje.

Policia ka shpallur në kërkim K. K., 42 vjeç, banues në Berat, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në arkën e një objekti kulti më 03.01.2026. Punimet janë në vijim për kapjen e tij dhe zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer.

Në Komisariatin e Policisë Kuçovë, është kallëzuar largimi i një personi, shtetasja B. H., 36 vjeçe, nga banesa më 06.01.2026. Autoritetet po punojnë për gjetjen e saj.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.