Pamje apokaliptike nga përmbytjet në vend/ Uji përmbyt shtëpitë dhe rrugët, situatë kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 11:08
Pas reshjeve të shumta dhe intensive të ditëve të fundit, niveli i ujit ka arritur në nivele alarmante në disa zona, duke përmbytur rrugët dhe banesat e banorëve.
Shumë familje janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm tek të afërmit ose në qendrat e emergjencës.
