Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 10:23
Për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar trageti që niset nga Korfuzi sot nuk ka lundruar drejt portit të Sarandës.
Drejtori i Portit të Sarandës, Admir Malaj tha sot për ATSH-në se “reshjet e shumta të shiut dhe era kanë sjellë pezullimin e lundrimit të tragetit që vjen çdo ditë nga Korfuzi në portin e Sarandës”.
Malaj theksoi se Kapiteneria e Portit gjatë këtyre ditëve ka pezulluar edhe lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit.
Malaj tha se “situata po monitorohet dhe se do të ketë një njoftim të ri lidhur me lundrimin e tragetit në varësi të kushteve të motit”.
