Elbasan/ Shiu i dendur sjell përmbytje: Të shmangen lëvizjet e panevojshme

Gjatë natës, reshjet e shiut kanë qenë të dendura në Bashkinë Elbasan, duke shkaktuar përmbytje në rrugë dhe disa zona të ulëta. Autoritetet lokale ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar qarkullimin e sigurt.

Banorët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo situatë emergjente për ndihmë të menjëhershme.