VIDEO/ Kaos te linja e Unazës! Autobuzët vonohen dhe nuk ndalen në stacione, revoltohen pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 10:09
Pas dy ditësh me radhë, qytetarët që përdorin linjën e Unazës për transport publik po përballen me vonesa të konsiderueshme dhe ndalesa që nuk funksionojnë.
Shumë pasagjerë kanë raportuar se autobuzët nuk ndalen në stacionet e parashikuara, duke shkaktuar shqetësim dhe çrregullime në itinerarin e përditshëm.
