Kreu i SPAK, Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët: Angazhohuni në dhënien e mendimeve për Kodin e ri Penal

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodjan Braho, zhvilloi mbledhjen e parë me të gjithë prokurorët e posaçëm të institucionit, ku diskutuan mbarvajtjen e dosjeve hetimore dhe respektimin e afateve ligjore.

Braho u kërkoi prokurorëve të angazhohen në dhënien e mendimeve mbi kodin e ri Penal dhe mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Gjatë mbledhjes, drejtuesi caktoi edhe disa përgjegjës të rinj: Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko për hetimin e korrupsionit, dhe Altin Dumanin si shef i sektorit për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta.