Durrës/ Kapet i shpalluri në kërkim për trafik d*oge

Policia e Durrësit ka vënë në pranga E. K., alias A. K., 45 vjeç, Erjon(alias Arjan)Kullolli, banues në Xhafzotaj, Shijak, i shpallur në kërkim që nga janari 2025.

Ai është i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa më parë, gjatë një kontrolli në banesën e tij, ishte sekuestruar një sasi kanabisi.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.