Tale/ Era e fortë dhe dallgët nxjerrin në breg një anije çisternë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 10:55
Kushtet e përkeqësuara të motit kanë shkaktuar një incident në vijën bregdetare të qarkut Lezhë. Një anije çisternë ka përfunduar në bregun ranor të zonës së Tales, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të fuqishme, të cilat kanë vështirësuar manovrimin e mjetit lundrues.
Autoritetet bregdetare ndodhen në vendngjarje për të vlerësuar dëmet, siguruar ekuipazhin dhe parandaluar ndotjen mjedisore. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet për shkaqet dhe pasojat e incidentit janë në zhvillim.
