Topi: Përmbytjet nuk janë fatkeqësi natyrore, fajin e ka shkatërrimi i pyjeve dhe ligatinave

Eksperti i mjedisit, Mirjan Topi, paralajmëron se përmbytjet e fundit në vend janë pasojë e degradimit të pyjeve dhe shkatërrimit të ligatinave, jo thjesht fatkeqësi natyrore.

" Nuk mendoj që kjo që po ndodh është fatkeqësi natyrore por është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës sesi ne jemi sjell me ato të cilat janë barriera natyrore të përmbytjeve, që më konkretisht janë pyet dhe ligatinat.

Gjatë 30 vitet e fundit të dyja këto barriera kanë çuar në dëmtime të jashtëzakonshme.

Nëse marrim pyjet, në Shqipëri sot është e vështirë të gjesh sipërfaqe pyjore me cilësi të lartë, ose pyje parësore, por nuk është aspakt e vështirë të gjesh sipërfaqe pothuajse krejtësisht të degraduara", u shpreh Topi.