Bardh Spahia: Sistemi shëndetësor shqiptar është “gangrenë e abuzimit me paratë publike”

Bardh Spahia denoncon se sektori i shëndetësisë është ndër më të abuzuarit me fondet publike, duke përmendur raportet e KLSh-së dhe auditimet ndërkombëtare që evidentojnë rimbursime të pajustifikuara, mungesë barnash jetike dhe shkelje flagrante financiare.

"Sektori i shëndetësisë është kthyer në një gangrenë të vërtetë abuzimi me paratë publike dhe djersën e qytetarëve shqiptarë.

Raportet e KLSh-së, auditimet e brendshme dhe raportet ndërkombëtare prej vitesh faktojnë tani qartësisht se sistemi shëndetësor është ndër sektorët ku vidhet më shumë nga kjo mazhorancë e korruptuar.

Raporti i fundit mbi fondin e sigurimeve shëndetësore nxjerr në pah shkelje flagrante financiare,mungesë totale kontrolli, rimbursime të pajustifikuara, mungesë të barnave jetike për pacientët dhe mos zbatim kontratash që kanë prodhuar miliona lekë dëm ekonomik", u shpreh ndër të tjera Bardh Spahia.