PAMJET/ Aksi Qukës – Qafë Plloqë/ Rrëshkitje dherash mbi mjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 11:17
Në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloqë, një rrëshkitje dherash ka përfshirë një mjet që ka qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes.
Rrëshkitja ka zënë poshtë mjetin, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për pasagjerët dhe për trafikun në këtë aks.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme.
Autoritetet ndërkohë po punojnë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

