Vengu viziton banesat e përmbytura, konstatohen dëmet nga reshjet dhe i vjen në ndihmë qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 09:52
Pirro Vengu ka vizituar sot zonat e përmbytura, duke takuar qytetarët e prekur nga reshjet e dendura.
Ai ka hyrë brenda banesave për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uji dhe, së bashku me autoritetet përkatëse, po kujdeset që të gjitha banesat të pastrohen nga uji dhe me menaxhimin e situatës.
Aktualisht po bëhen konstatimet e dëmeve, ndërsa qytetarët po marrin mbështetje për të normalizuar situatën në shtëpitë e tyre.
