Përmbytjet në Gjirokastër/ Vërshimi i përroit shkatërron rrugët dhe biznese të shumta (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 10:47
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjirokastër.
Përroi i Ficos në lagjen “Palorto” ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e poshtme të qytetit.
Si pasojë e vërshimit të ujit, disa pjesë të qytetit kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë vënë në terren për të mbështetur banorët dhe për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish
