Rreshjet e shiut në Kukës/ Disa rrugë dhe ura në rrezik

Qarku Kukës vazhdon të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme, por disa segmente lokale dhe ura mbeten të rrezikuara, përfshirë Ura e fshatit Orgjost dhe rrugët në Njësinë Zapod, Cërnalevë dhe Oreshkë.

Energjia elektrike furnizohet në shumicën e zonave, përveç Nj.Adm. Zapod, Shishtavec dhe Topojan. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të D.R.U.K. Kukës. Autoritetet monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.