Situatë kritike në Urën e Mifolit/ Lumi Vjosë arrin 7.2 metra, fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras në rrezik

Situata në Urën e Mifolit paraqitet kritike, pasi niveli i lumit Vjosë ka arritur 7.2 metra.

Sipas Kreshnik Ymerajt, përgjegjës i sektorit të emergjencave civile pranë Prefekturës Fier, janë marrë të gjitha masat për rritjen e gatishmërisë së strukturave operacionale dhe për njoftimin e komuniteteve, bizneseve dhe blegtoreve që operojnë përgjatë rrjedhës së lumit.

Pikat më kritike mbeten fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras, ndërsa niveli i prurjeve do të varet nga intensiteti i reshjeve në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe mbajtje të largët nga zonat e rrezikuara.