Moti i keq/ Strukturat shëndetësore në gatishmëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën në terren për shkak të motit të keq.

Masat kryesore përfshijnë:

Monitorim 24/7 i qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe spitaleve

Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave kritike medikamentoze

Sigurim i transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore

Aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës dhe kontroll i rregullt i rezervave: medikamente, ujë, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente

Ministria garanton që kujdesi shëndetësor do të jetë i pandërprerë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.