Përmbytje në Durrës/ Banori i shqetësuar: Uji ka mbushur shtëpitë, askush nuk na ndihmon. Vijnë pastrojnë rrugët por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 10:23
Një banor i Durrësit ka shprehur shqetësimin e tij për situatën pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura.
Në një lidhje me “Ora News”, qytetari tha: “Ne kemi ujë nëpër shtëpi. Autoritetet vijojnë të pastrojnë rrugën e madhe, por nuk vijnë të na ndihmojnë brenda banesave ku jemi përmbytur nga uji. Nuk kam ku të dal nga shtëpia ime. Kush do të vijë të na ndihmojë?”
Banorët e prekur apelojnë për ndërhyrje të shpejtë dhe ndihmë për të normalizuar situatën brenda shtëpive të tyre.
