PAMJE KATASTROFIKE nga reshjet e shiut! Moti i keq përmbyt Durrësin, shtëpi të shumta nën ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 09:00
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke prekur shtëpi dhe rrugë.
Në zonën e Kënetës në Durrës, niveli i ujit është ulur që nga dje, por pasojat mbeten të dukshme.
Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga "Ora News" disa shtëpi janë përmbytur, me ujë që ka arritur në përmasa të jashtëzakonshme, deri rreth 40 cm sipas familjarëve.
Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e prekur dhe për të menaxhuar situatën, ndërsa banorët apelojnë për kujdes dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.
