(EMRAT)Vau i Dejës/ Arrestohet një person, katër të tjerë në kërkim për kanabis
Shërbimet e Policisë në Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë finalizuar fazën e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët 5”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Aurel Çelaj, 31 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa katër shtetas të tjerë u shpallën në kërkim: Gj. G., L. G., E. G. dhe M. G., të gjithë banues në fshatin Barbullush.
Vihet në pranga shtetasi Aurel Çelaj dhe ndalohen shtetasit Flogert Hila, Aleksandër Gjovalini, dhe Zef Nikolli.
Kontrollet u zhvilluan në dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, ku u sekuestruan 583 bimë të dyshuara kanabis, 7.49 kg kanabis të përgatitur për shitje, 307 pajisje elektrike dhe 3 celularë.
Gjithashtu, gjatë operacionit u ndaluan tre punonjës të OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa policia vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
