Çarje rrugësh nga moti i keq, dy shtëpi në prag shembjeje në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 12:02
Vërshimi ujërave dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në Vlorë.
Si pasojë e reshjeve janë çarë rrugët në disa zona dhe kjo ka bllokuar edhe qarkullimin automjeteve.
Dy banesa në fshatin Vajzë në Selenicë janë të rrezikuara si pasojë e shkarjes së dherave, pas dëmtimit të rrugës.
Situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa banorët këshillohen të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara.
