VIDEO/ Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 08:13
Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Lana ditën e sotme.
Pamjet e siguruara nga “Ora News” tregojnë se për pasojë, lumi është fryrë, me rritje të dukshme të prurjeve të ujit përgjatë gjithë shtratit të tij.
Aktualisht uji vijon të rrjedhë brenda shtratit të lumit, ndërsa situata po monitorohet.
