Parandalimi i dëmtimeve të pasurive kulturore nga reshjet

 

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njofton se strukturat e trashëgimisë kulturore po monitorojnë në terren pasuritë kulturore, me prioritet mbrojtjen e tyre nga reshjet intensive dhe përmbytjet.

Në Lezhë, dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në zonën qendrore dhe pranë mureve antike të Lisit dhe Memorialit të Skënderbeut. Megjithatë, në pasuritë e tjera kulturore dhe në urat e DRTK Vlorë dhe Sarandë nuk janë evidentuar probleme të rënda.

Monitorimi vijon për të parandaluar çdo rrezik dhe për të reaguar menjëherë ndaj situatave emergjente.