Përmbytje në Gjirokastër/ Uji dhe inertet shkaktojnë situatë të vështirë në lagjet e poshtme

Në qytetin e Gjirokastrës vazhdojnë  reshjet e shiut me intesitet te lartë .

Në të gjithë qytetin  ka vershime ujrash, por në lagjet e poshtme gjendja është e rënduar për shkak të ujrave dhe inerteve që vijnë me rrembim nga pjesa e sipërme e qytetit.

Policia e shtetit dhe të gjitha strukturat e bashkisë janë në terren. Në lagjen "18 Shtatori" uji dhe inertet kanë hyrë në katet e para të bizneseve.

Banorët e disa banesave në lagjen Punëtore që kërkuan të evakuoeshin, pas shkuarjes së forcave bashkiake nuk pranuan të dilnin nga banesat dhe kërkuan të nderhyjë me mjete në perroin e kësaj lagjeje.

Situata në bashkitë e tjera të qarkut paraqitet pa probleme.