PËRPLASJA TE KRYEMINISTRIA/ Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, përpara godinës së Kryeministrisë, ku drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbeti i plagosur në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.
Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. N
jëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar.
Po ashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë ambientet e spitalit.

