Përmbytjet nuk e ndaluan! Qytetari në Durrës bën "sërf" mbi rrugët e përmbytura të qytetit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 12:24
Një qytetar i Durrësit ka zgjedhur një mënyrë jashtëzakonisht të pazakontë për të lëvizur në qytet gjatë përmbytjeve që kanë prekur rrugët e qytetit bregdetar.
Ai ka përdorur një surfboard, duke ‘sërfuar’ mbi rrugët e mbushura me ujë për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Ndërkohë, autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë apel për kujdes maksimal gjatë qarkullimit, duke këshilluar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmbytura.
