RESHJE INTENSIVE NË VEND/ Veriu dhe jugu "pushtohen" nga shiu, rënia e inerteve pengojnë qarkullimin rrugor
Reshje intensive të shiut pritet të vijojnë në jug e veri të vendit, me rrezikun për shkaktuar përmbytje në disa zona. Moti i keq, ndërkohë ka shkaktuar problematika në rrugë dhe pezulllim lundrimesh ne det.
Përroi i Thatë në Malësinë e Madhe doli nga shtrati dhe uji vërshoi në rrugët e fshatit Kamenicë duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Edhe në qytetin e Koplikut pati prani uji në rrugë, sic tregojnë këto pamje.
“Kopliku, komplet lagjet e Koplikut ku ka pas prezencë shumë të lartë të ujit dhe detyrimisht nëpër fshatra, sidomos përrenjt. Presim që të bie intensiteti i ujit.”- tha një banor.
Në aksin Bogë – Theth, ka prezencë bore në Qafë Thore dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes I shtuar.
Në rrugën Hani i Hotit – Dogana Vermosh, ndërkohë ka raportime për rënie intertesh.
Në bashkitë Fushë-Arrëz dhe Pukë, reshjet po ashtu vijojnë intensive.
Situatë e ngjashme edhe në qarkun e Kukësit, ku ka raportime për rënie interesh në disa akse.
Për shkak të kushteve të përkeqësuara në det Autoriteti Portual në Durrës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit të anijeve të peshikimit.
Një nga 4 tragetët e linjës Durrës –Bari, nuk u nis mbrëmjen e të dielës, ndërsa trageti i linjës Vlorë – Brindisi rrezikoi të përplaset me kalatat. Për pasojë nisja e pasagjerëve u pezullua
Instituti i Gjeoshkencave, ndërkohë paralajmëron se reshjet intensive të shiut do të vijojnë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
