Gabriele D’Annunzio e quajti “Tramezzino” dhe sot mbushi 100 vjet! Historia e panines italiane që bëri histori

Në Itali, tramezzino është më shumë se një panine; është një ikonë e jetës urbane dhe e stilit të të ngrënit. Qoftë për të thyer vaktin, për drekë apo për të shoqëruar një “aperol spritz”, kjo panine e vogël, e formës trekëndore, ka pushtuar kafenetë dhe restorantet italiane, duke u bërë pjesë e përditshme e kulturës gastronomike.

Origjina e tramezzinos lidhet me Angela Demichelis Nebiolo dhe bashkëshortin e saj Onorino, dy torinezë që në fillim të shekullit XX emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Aty u njohën me “sandwich”-in, paninen amerikane që kishte fituar popullaritet, nga punëtorët te klasat e larta.

Kur kthehen në Torino në vitin 1925, ata bëhen pronarë të një lokal të njohur në qendër të qytetit, Caffè Mulassano në Piazza Castello, duke sjellë me vete një makinë moderne për tostimin e bukës.

Gabriele D’Annunzio e quajti “Tramezzino” dhe sot mbushi 100

Por inovacioni nuk mjaftonte: Angela dhe Onorino vendosën të përdorin bukë të butë, e pa thekur, dhe ta mbushnin me produkte lokale, duke krijuar kështu tramezzinon italian.

Gabriele D’Annunzio dhe emri që mbetet përjetë

Gabriele D’Annunzio e quajti “Tramezzino” dhe sot mbushi 100

Poeti i njohur italian, Gabriele D’Annunzio, i cili frekuentonte Caffè Mulassano, u dashurua me këtë panino të vogël dhe të shijshëm. Ai sugjeroi të zëvendësohej fjala angleze “sandëich” me një term italian, më i përshtatshëm dhe më i lehtë për t’u memorizuar: “Tramezzino”, një formë e zbutur e fjalës “tramezzo”, që tregon idenë e një vakti të lehtë mes dy vakteve kryesore.

Tramezzino u përhap shpejt në Torino dhe më pas në të gjithë Italinë, duke u bërë simbol i shijes dhe kreativitetit në kuzhinë. Në korrik të vitit 1936, revista e njohur La Cucina Italiana publikoi një artikull të gjatë mbi tramezzinon, me këshilla për përgatitjen dhe shërbimin e tij, duke e konsakruar si një pjesë të pandashme të kuzhinës italiane.

Gabriele D’Annunzio e quajti “Tramezzino” dhe sot mbushi 100

Sot, tramezzino gjendet në të gjitha format dhe madhësitë: klasik apo integral, mini apo ekstra, me mbushje tradicionale si proshutë, djathë apo sallam, apo me kombinime eksperimentale me erëza dhe ngjyra të çuditshme. Pavarësisht formës apo mbushjes, gjithmonë ruan elegancën, lehtësinë dhe shijen që e bëri të famshëm qysh në fillim.

Pas një shekulli, Tramezzino vazhdon të jetë një simbol i kulturës urbane italiane, një mik i përhershëm i drekave të shpejta, aperitivo-ve elegante dhe kafeneve historike.

Ai tregon historinë e Angela dhe Onorinos, të poetit D’Annunzios dhe të qytetit të Torino-s, një histori ku kultura, shija dhe sostifikimi bashkohen në mënyrën më të shijshme të mundshme.

Në çdo kafene ku gjendet, Tramezzino flet për italianitetin, për kreativitetin në kuzhinë dhe për aftësinë që një ide e thjeshtë të bëhet e pavdekshëm.