Nga tunelet e Memaliajt, në skenën e Teatrit, Mehdi Malkaj: Gruaja ishte shtatzanë, më jepte 3 mijë lekë në muaj që unë shkoja në shkollë

Në prag të ndërrimit të viteve, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora Neës” i kushtoi një vëmendje traditës së kaluar të festimit të natës së Vitit të Ri.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mehdi Malkaj i pyetur nga moderatorja Beti Njuma solli kujtimet e tij.

“Unë personalisht jam një njeri i dashuruar me teatrin, sepse kam luftuar shumë që të vi deri këtu.

Një djalë nga Memaliaj, i cili i hipi një ditë një makine dhe shkon në Ballsh e nga Ballshi në Tiranë, nga Tirana në konkurs, e nga konkursi në sallë.

Gjëja më e mirë dhe më e bukur që unë i jam borxhli familjes, sepse gruaja ime ishte shtatzanë kur unë ika dhe meqë isha i martuar duhej që mua të jepej bursë dhe gruaja ime më dërgonte mua 3000 lekë në muaj, 500 lekë ishte qiraja dhe nuk i mbeteshin lekë fare.

Megjithatë ora e parë e shkollës ka qenë vendimtare për mua: Kishim profesor Adriatik Hallullin dhe ishte për mua një ëngjëll që më shpëtoi nga çdo gjë.

Kisha blerë një bllok të bukur dhe po mbaja shënime me të majtën, por nuk e mbaja dot me shënime, se ai ikte. E mbylla bllokun dhe sa më shumë e dëgjoja aq më pak kuptoja, dhe m’u mbushën me lot dhe thashë me vete: Ose do ikësh në Memaliaj, ose do rri këtu”, rrëfeu aktori Mehdi Malkaj.