Bashkëjetesa fetare si “Medalje Krenarie”/ Dom Mark Pashkja: “Viti i Ri është pjesë e traditës së Krishtërimit”

Në një intervistë në studion e  Ora News, Dom Mark Pashkja nga Kisha Katolike e Shqipërisë foli mbi kuptimin dhe traditën fetare të Vitit të Ri.

Ai theksoi se kjo festë ka rrënjë brenda Krishtërimit, pasi pika e referimit për kohën është Krishti: “Për këtë themi para dhe pas Krishtit. Me Vitin e Ri personifikohet ndryshimi i historisë njerëzore,” u shpreh Dom Mark Pashkja.

Ai shtoi se përtej festës kalendarike, Viti i Ri simbolizon një fillim të ri dhe reflektim mbi rrugëtimin shpirtëror të njeriut.