Vau i Dejës mirëpret mijëra besimtarë në “Betlehemin e gjallë”.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 16:41
Sot Hajmeli i Vaut të Dejës shndërrohet në “Betlehemin e Gjallë”, një skenë historike ku nata e lindjes së Jezusit përjetohet live. Vitin e kaluar, festivali mblodhi 30 mijë vizitorë, dhe këtë vit pritet numër edhe më i madh.
Vizitorët vlerësojnë detajet e mrekullueshme: kostumet, punët tradicionale dhe inskenimet e foshnjës së Krishtit, duke e bërë këtë eksperiencë të veçantë dhe magjike.
