VIDEO/ “Po po nga mendja jemi shumë mirë” – Parodistët e Vlorës nuk do ndalen së prodhuari humor

Në prag të ndërrimit të viteve, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” i kushtoi një vëmendje traditës së kaluar të festimit të natës së Vitit të Ri.

Aktorët e mirënjohur të skenës vlonjate dhe shqiptare, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu të pyetur nga moderatorja Beti Njuma solli kujtimet e tyre.

“Ka pasur mangësi në drejtim të organizimit të aktiviteteve artistike dhe pa i hyrë arsyeve, unë e Goni ishim aktivë, sepse para një viti ne kemi bërë një recital tonin, të cilin presim që ta transmetojmë. Kështu që materiale kemi pasur me thënë të drejtën.

Me ardhjen e drejtorit të ri Artur Dhamos, në këtë institucion, natyrisht i pari që na thirri për të qenë aktivë në teatrin “Petro Marko” ishte pikërisht ai.

Nga shëndeti jemi mirë, edhe nga mendja po ashtu jemi shumë mirë kështu që do të vazhdojmë”, tha Afrim Agalliu, i cili do të ndërpritej me batuta nga kolegu i tij Agron Hamo: “Po po nga mendja jemi shumë mirë”.