Beteja me kohën, Llazo: Uroj që në 2026-ën fokusi i të rinjve të kthehet tek bota e librave se sa tek ajo online
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2025, 17:11
Ekspertja e edukimit Ana Llazo, ishte e ftuar në një intervistë në “Ora Neës” ku shprehu shqetësimin e saj lidhur me masivizimin e përdorimit të teknologjisë nga ana e fëmijëve.
Llazo u shpreh se përdorimi dhe kalimi i kohës në internet ka bërë dhe shkëputjen e të vegjëlve dhe të rinjve nga leximi klasik i librave.
“Gjatë vitit 2025 fokusi i të rinjve ka qenë tek teknologjia dhe digjitalizimi, formave të ndryshme të marrjes së informacioneve online, se sa përkushtimi tek librat dhe leximit të tyre gjatë kohës së lirë.
Nbë 2026-ën uroj që të kemi një qasje të re ndaj leximit dhe botës së librave”, u shpreh Llazo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN ANA LLAZO
