Rikthimi i “Bukuroshes së Durrësit” pas gati gjysmë shekulli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 18:03
Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do të mbetet i mbyllur edhe për disa muaj për shkak të punimeve restauruese që kanë nisur në vitin 2022. Po sistemohen objektet e periudhës së antikitetit, ndërsa oborri i muzeut po shndërrohet në park arkeologjik dhe do të lidhet me një shteg këmbësor drejt banesës romake.
Lajmi më i rëndësishëm është rikthimi i mozaikut të famshëm “Bukuroshja e Durrësit”, i cili do të vendoset në hyrje të muzeut. Mozaiku, i zbuluar në vitin 1916 dhe i transferuar në Tiranë në vitin 1981, do të kthehet së shpejti në qytetin e origjinës.
