“ORA E FESTËS”, NIS NË 21:00/ “Ora News”, mbi 7 orë program festiv për gjithë familjen natën e Vitit të Ri! “Ora News” bën bashkë zërat e nostalgjisë dhe humorit

Ora News sjell sonte, në natën e ndërrimit të viteve një maratonë festive për të gjithë familjen, ku muzika, humori dhe emocionet ndërthuren në një spektakël të pandërprerë. “Ora e Festës” bashkon zërat e nostalgjisë, artistët më të dashur dhe energjinë e brezave për të festuar Vitin e Ri me shpirt shqiptar.

Në këtë mbrëmje, kur ora nis numërimin mbrapsht dhe Vitit të Ri i afrohen sekondat e fundit, “Ora News” hap dyert për një natë magjike, që do të na shoqërojë përgjatë gjithë natës. 

Vjen tek ju “ORA E FESTËS”, programi maratone që nis në orën 21:00, me mbi 7 orë emocione, këngë dhe gëzim të pandërprerë.

Në një skenë ku kujtimet takojnë shpresat, ku nostalgjia takohet me rininë, artistët tanë më të dashur ngjiten për të kënduar, kërcyer, e për të sjellë humor…

Ashtu si dikur… por me një emocion krejt të ri.

Në tavolinën festive të “Ora News”, u bënë bashkë këngëtarët më në zë të skenës shqiptare, ata që për dekada me radhë kanë bashkë-shoqëruar çdo gëzim, festë e momente të lumtura të familjeve shqiptare.

Bashkim Alibali, Liljana Kondakçi, Vaskë Curri, Medi Zena, Liri Rasha, Kozma Dushi dhe Pajtím Struga me vajzën, zëra  magjikë të skenës e që kanë rritur breza të tërë do të shoqërojnë sërish familjet shqiptare përmes ekranit të “Ora News” në tryezën festive të “Orës së Festës”. 

Një takim brezash… një mbrëmje që prek shpirtin.

Dhe festa nuk do të ishte e plotë pa humorin… Artisti i madh Muharrem Hoxha sjell të qeshura, batuta dhe skena plot jetë pikërisht në kapërcyell të viteve.

“Ora News” sjell për teleshikuesit “Orën e Festës” e pa diskutim pjesë e kësaj tryeze është edhe stafi i “Ora News”, ku krah artistëve të skenës shqiptare, si një familje e madhe, të bashkuar për të festuar artin, kulturën dhe trashëgiminë tonë.

Por e ardhmja janë fëmijët dhe ata ngjiten në skenë plot talent, me pasion dhe me buzëqeshje, duke na treguar se tradita vazhdon, kultura jeton dhe Shqipëria ka zëra të rinj që do ta mbajnë gjallë.

Dhe kur tingëllon çiftelia… kur troket tupani…ngrihemi të gjithë në këmbë. Kënga popullore ndez gjakun e festës, ajo është rrënja jonë, është shpirti i festës, është Shqipëri.

“Ora e Festës” nuk mbetet vetëm deri në momentin e ndërrimit të viteve. Festa vazhdon pas mesnatës, deri në orët e para të vitit 2026, me këngë, surpriza, lojëra dhe humor pa fund.

Një maratonë gëzimi që do të shoqërojë çdo shtëpi shqiptare deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Artistët më në zë të momentit do të vihen në provë.

Por kur emrat më në zë të muzikës bëhen bashkë nuk mungon as humori.