Inteligjenca Artificiale, mike apo armike? Demiri: Deri para 3 viteve IA-ja nuk përdorej, tani duhet të kemi kujdes nga ...

Nisur nga raporti më i fundit mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale gjatë këtij viti, vetvetiu lind pyetja a është kthyer ChatGPT në mik të ngushtë?!

Për të kuptuar më shumë mbi këtë marrëdhënie të njehur me teknologjinë dhe si pritet të vijojë zhvillimi i teknologjisë në vitin 2026 në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit Erjon Demiri.

“Pyetja duket e thjeshtë por përgjigjja s;është po aq e thjeshtë. Duhet të kemi parasysh se deri para 3 viteve nuk kishte këtë përdorim masiv që ka sot dhe kjo ndodhi pasi u bë pa pagesë për të gjithë.

Dhe në këtë moment ku sa më shumë shtohet përdorimi i IA-së në këtë moment nis e të bjerë ajo pjesa e errët e saj, dhe aty kuptohet pastaj a është IA-ja mik apo armik”, u shpreh Demiri.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN ERJON DEMIRI