TIRANA MENDON PËR PRESHEVËN! Shoqata “Tirana”: Angazhohemi për të drejtat e shqiptarëve në Serbi
Shoqata “Tirana” ka paralajmëruar angazhim të shtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përgatitur një deklaratë që do t’u përcillet institucioneve ndërkombëtare nga Brukseli në Uashington. Drejtuesit theksojnë se veprimtaria e shoqatës është jopartiake dhe e fokusuar në interesat kombëtare, ndërsa paralelisht është inauguruar edhe qendra e re në shërbim të komunitetit.
Shoqata “Tirana” paralajmëron angazhim të shtuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës!
Kreu i Asamblesë së shoqatës, Shkëlqim Hajdari, njoftoi se bashkë me shoqata të tjera atdhetare në Shqipëri ee jo vetem, kanë përgatitur një deklaratë për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, që do tu dërgohet diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare nga Brukseli në Uashington
Drejtuesit e shoqatës Tirana, thonë se veprimtaria e tyre nuk ka lidhje me partitë politike, porse qëllim i punës dhe veprimtarisë janë vetëm interesat e qytetarëve dhe ato kombëtare
Më një histori 34-vjeçare për të mbrojtur e promovuar traditat dhe vlerat më të mira, Shoqata “Tirana”, inauguroi këtë fundvit qendrën e re në shërbim të anëtarëve dhe komunitetit që përfaqëson
