Berisha: Protesta, e vetmja rrugë! Në janar zbrezim në shesh, Rama të dorëhiqet! Opozita duhet të ridimensionohet
Sali Berisha e cilësoi protestën për mungesën e ujit si të drejtë dhe paralajmëroi nisjen e protestave të opozitës për largimin e qeverisë. Ai akuzoi mazhorancën për pengim të drejtësisë dhe theksoi nevojën për riorganizim të opozitës përballë situatës politike.
Protestë dinjitoze e quajti Sali Berisha reagimin e qytetarëve të Vlorës për mungesën e Ujit.
Me ardhjen e vitit të ri,theksoi se do të nisin edhe protestat e opozitës me kërkesë largimin e qeverisë. Sheshi tha është e vetmja rrugë!
Kryedemokrati akuzoi shefin e mazhorancës për pengim të drejtësisë për ccështjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë.
Më herët në prezantimin e drejtuesit të ri të departamentit Brain Gain dhe programit për vitin 2026, Berisha, tha se opozita duhet të ridimensionohet për veprimtari shumëplanëshe për largimin e qeverisë.
Duke theksuar se departamenti Brain Gain ishte si një mbrojtje e trashëgimisë së Partisë Demokratike, kërkoi që të mbrohet me garanci statutore.

