Lapaj për zgjedhjet në Kosovë: Shembull demokracie, turp që në Shqipëri vidhet vota

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores.

Në një reagim në Facebook, Lapaj ka përgëzuar Kosovën për procesin zgjedhor, duke e cilësuar si shembull demokracie, ndërsa ka kritikuar realitetin në Shqipëri ku sipas tij vota vidhet dhe deformohet.

“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj.