Meta: Më janë shkelur të drejtat në burg...

Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një kallëzin nM Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Ish-presidenti e akuzon Qoses për shpërdorim detyre, për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal. 

Meta kërkon:

Regjistrimin e procedimit penal;

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale:

Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP

Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP

Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP