ATENTAT ME PLAN APO AKSIDENT? Shpërthimi vret 67-vjeçarin në Shkodër, i vëllai i dënuar për vr*sje 20 vite më parë
Një 67-vjeçar humbi jetën nga një shpërthim në hyrje të një pallati në Shkodër, ndërsa autoritetet dyshojnë se ngjarja mund të ketë qenë atentat me lëndë plasëse. Hetimet vijojnë, pasi ekspertët kanë gjetur prova që përforcojnë dyshimet për një akt të qëllimshëm.
Një 67-vjeçar, i identifikuar si Hysni Ymeri, mbeti viktimë e një shpërthimi në hyrje të një pallati në Shkodër,
Ngjarja u shënua në sheshpushimin e një pallati, dhe policia lokale në njoftimin e parë se shkak ishte shpërthimi I kësaj kabine elektrike që shihet në këto pamje.
Por disa elementë të tjerë të ngjarjes ngrenë dyshime për një atentat të mundshëm me lëndë plasëse.
Shpërthimi, sipas raportimeve të banorëve, ka qenë i fortë dhe i ngjashëm me atë të një eksplozivi, dhe i ka shkaktuar 67-vjeçarit plagë vdekjeprurëse.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nga ana tjetër, sipas të dhënave, ka përjashtuar një defekt të mundshëm në rrjetin elektrik si shkak.
Pamjet që tregojnë pasojat e ngjarjes shtojnë dyshimet për një plan ekzekutimi.
Për të provuar shkencërisht pistat dhe për të zbuluar të vërtetën, në Shkodër kanë mbërritur ekspertë xhenierë të Forcës Speciale RENEA. Burimet thanë se ata kanë gjetur prova për lëndë plasëse, por rezultatet ende nuk janë përfundimtare.
Dyshimet se ngjarja ku u vra Hysni Ymeri ishte një atentat i mirë-organizuar përforcohen edhe nga fakti se vëllai i viktimës rezulton të ketë qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale rreth 20 vite më parë.
Në këtë pistë hetuesit po orientojnë hetimet, ndërsa deri më tani janë marrë pamje nga tre kamera sigurie. Hetuesit po marrin në pyetje familjarët e Ymerit për të mësuar nëse kohët e fundit kanë vënë re diçka të dyshimtë.

