Avokati Vishaj: Falja bëhet nga Presidenti, ndërsa Amnistia jepet nga Kuvendi, ky është dallimi principal
Avokati Saimir Vishaj ka folur për OraNews lidhur me amnistinë që minstri i Drejtësisë, Besfort Lamallari së fundmi ka komunikuar nismën e amnistisë së të dënuarve për këtë fundvit.
Fillimisht ai ka sqaruar dallimin midis faljes dhe amnistisë duke shpjeguar se falja bëhet me emra konkret nga presidenti i Republikës dhe amnistia merret përsipër nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Dallimi kryesore principal është amnistinë e jep Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa falja bëhet nga presidenti.
Falja nga presidenti bëhet me emër konkret, me emër të posaçëm.
Kurse amnistia që jepet nga Kuvendi i Shqipërisë, bëhet në bazë të veprave penale dhe dënimeve të kryera.
Këto janë dy institucionet që japin një institucion jep faljen dhe tjetri ka të drejtën e amnistisë por pa emra. Mbi bazën e veprave penale dhe mbi bazë të dënimit.
Ndërsa uljen e dënimit e ka në dorë dhe presidenti por zakonisht e bëjnë Gjykatat.
Për mua është e gabuar duhet ta bëjë vetëm Drejtoria e Burgjeve.
Gjyqet bëhen pa praninë e avokatit dhe prokuroritë, dhe gjyqtari nuk mund të marri pjesën e drejtorit të burgjeve.
Kjo është një amnisti më e gjerë e dhënë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.”- tha ai.

