VIDEO/ Blushi: Vera 33 mijë euro shishja, Vlora pa ujë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 14:44
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat dënoi mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë.
Ai theksoi se janë grabitur 50 mln euro dhe se qytetarët nuk kanë marrë asnjë shërbim.
“Avullimi i mbi 50 mln euro është prova më e freskët se prioritet i hajdutëve të Ramës. 33 mijë euro shishja, dhe sot noton në pasuri të krijuara nga korrupsioni…”, tha ai.
Tedi Blushi nënvizoi se duhet një qëndresë e pandalur deri në rikthimin e sovranitetit te qytetarët.
