Adriana Kalaja kundër zgjedhjes së Avokatit të Popullit, i kërkon Kushtetueses pezullimin e Endri Shabanit
Avokatja Adriana Kalaja ditën e sotme është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e Endri Shabanit nga posti i Avokatit të Popullit, me pretendimin se ka shkelje ligjore gjatë procesit të zgjedhjes.
Fjala e Kalasë:
Ndërkohë gjatë procesit së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, që në momentin e hpjes së garës që nga 13 tetor 2025 dhe deri në momentin e votimit datë 11 dhjetor 2025, kam konstatuar shkelje shumë të rënda, të cilat vijnë në papajtueshmëri me Kushtetutën.
Vijnë në papajtueshëmri me ligjin organik të Avokatit të Popullit por edhe me rregulloren e brendshme të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë.
Në këto kushte, unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese sot të konstatojë papajtueshmërinë e këtij procesi me parimet dhe nenet e Kushtetutës, qoftë edhe me ligjin organik. Nga ana tjetër të shfuqizojë gjithë këtë proces si anti-Kushtetues dhe anti-ligjor.
Paralelisht me këtë kërkesë unë kam sjellë edhe kërkesën për pezullimin e efekteve ligjore që ka prodhuar ky proces, deri sa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të marri formë të prerë dhe të botohet në fletorën zyrtare.
Ndërkohë siç jeni me dije dhe të daljeve të mia publike, nisur nga fakti që unë kam kallëzuar penalisht, Marsida Xhaferllari, në respektim të nenit 36 dhe 37 të ligjit për organizimin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese. Kam kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje nga ky trup gjykimi.
Jam shumë e bindur që Gjk do marri një vendim të drejtë, kushtetues pasi shkeljet ligjore janë shumë të mëdha dhe janë në mospërputhje totale dhe me dispozitat kushtetuese.
